Zbulo të panjohurën

Semestri gjerman i kryesimit me BE’në, italianët vazhdojnë lobimin që Kosovës t’i hiqen vizat

Ambasadori italian në Kosovë, Nicolo Orlando ka thënë se është koha që gjatë semestrit gjashtë mujor të kryesimit të BE’së nga Gjermania të liberalizohen vizat për Kosovën.

Ambasadori Orlando ka shkruar në Twitter se shpreson që shtetet anëtare që kanë hezitim lidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët të lejojnë që ky proces të ndodhë gjatë presidencës gjermane të BE’së, raporton Gazeta Express.

“Faleminderit për semestrin e shkëlqyer, Kroaci dhe fat të mbarë Gjermanisë për presidencën e saj të BE’së. Sikur që tha kryeministri italian në Zagreb: Ne presim që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë së shpejti. Shpresoj që të gjitha shtetet anëtare të BE’së që hezitojnë, të lejojnë liberalizimin e vizave që të ndodhë gjatë semestrit të gjermanisë. Është koha”, ka shkruar ambasadori italian në Kosovë.

Nicola Orlando@nicolaorlando

Thanks for excellent semester & good luck to for its Presidency of !

As 🇮🇹 PM @GiuseppeConteIT said in Zagreb: we look forward to for soon. I hope all hesitant EU Member States allow visalib to happen during 🇩🇪 semester. It’s time!

🇮🇹🇪🇺🇽🇰

View image on Twitter

Gjermania merr kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian nga dita e nesërme, dhe gjashtë mujori i ardhshëm shihet si mundësi e mirë që shteti më i fuqishëm në Evropë të ndikojë që liberalizimi i vizave për Kosovën të inicohet gjatë pjesës së dytë të vitit 2020. /GazetaExpress/