Zbulo të panjohurën

Shaqa kujton bashkëshorten e ndjerë përmes këngës ku ajo ishte pjesë e klipit (Video)

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku, ka kujtuar bashkëshorten e ndjerë duke publikuar një këngë të tij të vjetër.

Pos vlerava artistika që ka kënga “Mor pëllumb”, ky hit i vitit 1995 ka një peshë edhe më të madhe për Shaqir Cërvadiun.

Në klipin e kësaj kënge, ku muziken dhe teksin e ka bërë vet këngëtari, shihet edhe bashkëshortja e Shaqes e cila më nuk jeton, shkruan Magazina.al

E ndjera kishte qenë pjesë e këtij klipi që për Shaqen i jep vlerë edhe më shumë kësaj kënge e cila edhe sot dëgjohet me shumë kënaqësi nga adhuruesit e këngëtarit.

“Nji kujtim nostalgjik me bashkëshorten time në ketë videoklip. Nji kangë shumë e veçantë për mue. E xhiruar me 1995 në videokasetën e dytë.”, ka shkruar këngëtari Cërvadiku.

Se sa të vështirë e ka pasur jetën Shaqir Cërvadiku, pas ndarjes nga bashkëshortja, kjo shihet edhe në këngën dedikuar asaj me titull “Elegji për bashkëshorten” realizuar para 8 vjetësh.