Zbulo të panjohurën

Shpejtim Bulliqi jep dorëheqje nga LDK, pas rizgjedhjes së Isa Mustafës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka dhënë dorëheqja nga të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bulliqi tha për Telegrafin se arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me zhvillimet e fundit në Kuvendin Zgjedhor të partisë.

“Nga sot nuk do të jem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, arsyeja është zhvillimet e fundit në Kuvendin Zgjedhor të partisë, kulmi ishte rizgjedhja e personave të cilët e kanë kapur LDK-në për interesa personale”, është shprehur Bulliqi për Telegrafin.

Theksojmë se Isa Mustafa është rizgjedhur sot për here të tretë në krye të LDK-së.

Ai ka marrë shumicën e votave nga 355 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajt me dyer të mbyllura për publikun.

Ndërkohë, kryetari i rizgjedhur ka pohuar se procesi ka qenë demokratik dhe se nuk ka pasur asnjë shkelje.

“Në LDK demokracia është më e rëndë se sa në partitë tjera. Ne harmonizojmë shumë kërkesa, dëgjojmë shumë vërejtje dhe sugjerime dhe zhvillojmë procese demokratike. Unë mendoj që që qëllimi i këtij procesi ka qenë ta forcojmë LDK-në dhe të përfshijmë sa më shumë persona të ri dhe të hapim perspektivë për të ardhmen në mënyrë që LDK të jetë e para”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media.