Zbulo të panjohurën

Sulmi në Mitrovicë, flet gazetari Shkumbin Kajtazi

Me disa plumba është sulmuar vetura e Shkumbin Kajtazit, ky thotë që sulmi është bërë për shkak të punës që bënë.


Ishte duke pirë kafe në një kafene në Mitrovicë.

Gjatë asaj kohe të shtunën mbrëmma gazetarit, Shkumbin Kajtazi, iu sulmua vetura deri sa po qëndronte e parkuar.

Dyshimet fillimisht i kishte, që sulmi ishte bërë me ndonjë gur apo ndonjë mjet tjetër të fortë, por që kur u afrua e pa që aty kishte të bënte më shumë se aq.

Në veturën e tij ishte gjuajtur me armë dhe brenda saj sipas Kajtazit kishin mbetur disa plumba.

Kajtazi shprehet i bindur që ky sulm ka të bëjë me punën qe e bënë si gazetar.

Ky sulm në drejtim të gazetarit Kajtazi, është i dyti për pak muaj, ku të dy sulmet cak e kanë pasur veturën e tij,

Kajtazi pohon që momentalisht nuk ka ndonjë të dyshuar, në lidhje me këtë rast,

Ndërsa me rastin tani janë duke u marre edhe Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin e Kajtazit ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se me shqetësim e ka mare lajmin për sulmin ndaj gazetarit dhe se liria e shprehjes dhe e medias janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë.

Hoti ka kërkuar nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e gazetarit me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar në lidhje me këtë rast.

Sipas AGK-së shtënia me armë zjarri në drejtim të veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi është goditje e rëndë për lirinë e shprehjes andaj u është bërë thirrje organeve të rendit ta zbardhin këtë rast.