Zbulo të panjohurën

Tayna vë në plan të parë të pasmet në pozën para pasqyrës

Nuk janë të pakta rastet kur rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, vë në plan të parë figurën trupore në postimet e saj.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, derisa vjen me një pozë atraktive para pasqyrës të publikuar në rrjetet sociale.

Bukuroshja nga Prizreni ka ndarë një fotografi atraktive në InstaStory, ku ka vënë në plan të parë të pasmet e saj.

Fotografia duket të jetë realizuar para koncertit të saj, pasi është mjaft aktive edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme.

Krahas koncerteve, Doruntina Shala (emri i vërtetë i artistes) ka qenë tejet e angazhuar edhe me projekte, ndërkohë që ai i fundit mbetet “Edhe ti” në bashkëpunim me Mozzik.

Ky projekt ka kaluar shifrën e 16 milionë klikimeve në rrjetin e popullarizuar, YouTube.