Zbulo të panjohurën

Tërnava jep sot mesazhin e Fitër Bajramit

Myftiu Naim Tërnava sot do të japë mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit në selinë e Kryesisë së BIRK-ut në Prishtinë.

Tashmë siç dihet, dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj, mirëpo parë për shkak të pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.

Në kohën e Fitër Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt me mesazhin e Bajramit, por nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër Bajramit.

Për arsye të njëjta, pra për shkak të pandemisë, myftiu i Kosovës ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër Bajramit.

Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë ka ftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia.