Zbulo të panjohurën

“The New York Times”: koronavirusi ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël nga SHBA-ja

 

Pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë, gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, ka shkruar një artikull me titull “Koronavirusi ndihmon në rrëzimin e qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël nga SHBA-ja”.

Në këtë artikull shkruhet se kriza me koronavirusin kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie nacionale të mërkurën pasi deputetët me shumicë votash votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës së vendit, pas një mosmarrëveshjeje politike të ndërlidhur pjesërisht me pandeminë.

Sipas NYC, votimi I mocionit ishte pjesërisht si rezultat i një mosmarrëveshjeje të ditëve të fundit mes partisë së Kurtit dhe partnerëve të tij të koalicionit në lidhje me formën e kufizimit të qarkullimit të njerëzve si masë ndaj kundër përhapjes së koronavirusit.