Zbulo të panjohurën

Vdes nga koronavirusi edhe një grua në Malishevë, shkon në 6 numri i viktimave

Ka vdekur edhe një person i prekur nga koronavirusi në Kosovë.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vend tani ka arritur në gjashtë.

“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacentja 66 vjeçe, nga Malisheva,  e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.