Zbulo të panjohurën

Vrasja e kosovarit nga kushëriri i tij në Itali – zbulohen detaje rrëqethëse

Hetimet mbi vdekjen e 20-vjeçarit, Erion Morina nga Drenoci i Malishevës kanë marrë kthesë të re.

Për trupin e pajetë të të riut kosovar, që u gjet javën e kaluar në lumin Calcio në Itali, së fundmi në lidhje me këtë rast, është arrestuar, kushëriri i tij, Musli Morina, edhe ai 20- vjeçar, sipas hetuesisë italiane, është i dyshuari më i madh.

Mediat italiane raportojnë se autopsia në lidhje me këtë rast ka nisur të zhvillohet, ngase ende nuk dihet mënyra e vdekjes së tij dhe me çfarë mjeti është goditur, transmeton Indeksonline.

Në Itali shkruajnë se si Erioni dhe kushëriri i tij, Musliu kanë banuar afër njëri-tjetrit, konkretisht në katin e tretë të ndërtesës në adresën “Papa Giovanni XXIII”, pikërisht përballë zonës ku është gjendur trupi i pajetë i 20- vjeçarit.

Historia e asaj nate, sipas dëshmitarëve është si vijon: Që të dytë shkojnë në një kafene të quajtur “Peter Pan”, që gjendet afër lokacionit ku banonin dy të rinjtë, 50 metra në distancë. Mësohet se ata kanë pirë së bashkë dhe ndejën e kanë vazhduar duke luajtur biliardo. Megjithatë, në një moment të caktuar në mes të dyve ndodhë diçka (nuk dihen arsyet konkrete). Fillojnë të grindën me zë të lartë, gjë që bie edhe në sy të të tjerëve.

Erioni me kushëririn e tij dalin nga lokali, ku kishte kaluar ora 1 pas mesnatës, sepse kishte ardhur koha të mbyllej lokali. Kalon një orë nga ai moment dhe në lokacionin e saktë, adresa “Papa Giovanni XIII”, numër 129. Erioni goditet dhe vdes. Viktima merr goditje të rënda dhe përgjaket. Ai tenton të ikë drejtë shtëpisë. Pastaj, shkaktari i kësaj tragjedie, i ndodhur në panik, nuk di çfarë të bënte, e merr djaloshin 20-vjeçar nga Drenoci i Malishevës dhe e zvarrit drejt një lumi afër.

Sipas shtypit italian me mendim që trupin e tij, lumi ta shpiente sa më larg që është e mundur, por që nuk ndodhi ashtu. Kjo sepse niveli i ujit ishte 50 centimetra dhe trupi ndalet poshtë një ure, ku në mëngjes evidentohet dhe gjindet nga forcat e rendit.

Kufoma e viktimës ndodhet akoma në Itali, derisa familjarët dhe hetuesia janë në pritje të autopsisë.