Zbulo të panjohurën

Zaimina Vasjari ndan momentet më të ëmbla me të bijën

Me rastin e 1 Qershorit, shumë nga personazhet VIP kanë publikuar momente nga më të ëmblat pranë fëmijëve të tyre në rrjete sociale. Kështu ka bërë së fundmi dhe Zaimina Vasjari e cila ka uruar publikisht të bijën.

Zaimina ka publikuar disa foto të Khloes në profilin e saj të Instagramit dhe krahas saj ka shkruar poezinë “Të Vegjëlit”, nga Naim Frashëri. Vogëlushja ka veshur një body të zi ku lexon “Princeshë”.

Po ashtu Zaimina ka ndarë në Instastory momentet më të bukura me Khloen, në periudha të ndryshme të jetës.