Zbulo të panjohurën

Zemaj për vdekjet e pacientëve me COVID 19: Prokuroria do të tregojë se a ka elemente të veprës penale

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemja në një konferencë për media ka folur për vdekjet e së dielës nga Covid-19, në Klinikën Infektive.

Ai ka thënë se janë duke pritur që Prokuroria të dal më një raport final dhe të shihet nëse ka elemente të veprës penale.

“Prokuroria të dalin më raport konkret të njoftojnë ministrin dhe të dalin me raport konkret se a ka vepër penale apo jo”, ka thënë Zemaj.

Ai po ashtu ka thënë se menaxhimi i pandemisë është në koordinim të plotë me të gjitha institucionet e Kosovës.

“Mendoj që duhet ti shikoni në aspekt pre. Filmi i pandemisë në të cilën gjendemi ne dhe gjithë globi dallon. Mos bëni krahasime mes kohëve dhe as mes individë më së pakti jom i interesuar që të merrem me atë pjesë. Menaxhimi është në koordinim të plotë më të gjitha institucionet. Me vendimi e ri të Qeverisë kemi kërkuar riaktivizim të plotë. Të gjitha shtabet emergjente të komunave janë deklaruar se do të respektojnë vendimet”, ka thënë Zemaj.

“IKSHPK po mundohet që ti menaxhojë kërkesa. Ne jemi në mbështetje të plotë për çka do që kanë nevojë. Pjesën profesionale dhe menaxhimit të brendshëm ju lutëm ta kuptoni. Arsyet për neglizhencë nuk ekzistojnë, arsyet janë shtimi i kapaciteteve”, tha ai.

Zemaj tha se vendimi i Bordit të SHSKUK’së, është për t’u përshëndetur, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të bëhen të ditura edhe veprimet tjera.

““Shkarkimi i drejtorit, Basri Sejdiu duhet të përshëndetët, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëjmë të ditur edhe veprimet e tjera”, ka thënë Zemaj.

Ai tutje u deklarua edhe për atë se çfarë ndodhi para dy ditëve në QKUK, ku u shënua një numër i madh i vdekjeve si pasojë e infektimit me koronavirus, vdekje këto të cilat vazhdojnë të jenë të dyshimta.

Për këtë Zemaj tha se nuk ngatërrohet në punët e Prokurorisë së Shtetit, duke kërkuar prej tyre që të dalin sa më shpejt me një raport konkret në lidhje me këtë rast.

“Unë nuk përzihem në punët e prokurorisë, ajo që kërkoj prej tyre është që ata të dalin sa më shpejt me një raport konkret që të na informojnë të gjithë neve në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Zemaj.