Zbulo të panjohurën

Zhduket i riu nga Malisheva, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një 28-vjeçar nga Malisheva është zhdukur nga dita e shtunë. Familjarët e të riut po kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij.

28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është larguar nga shtëpia të shtunën në orën 17:00.

Familjarët e tij kanë thënë për mediat lokale se ai ka pasur probleme me shëndetin.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët që nëse e shohin Jetmirin, t’i lajmërojnë në numrin e telefonit 044204484, ose në Policinë e Kosovës.